Diber e Kukes, banoret pa ushqime dhe ilace

Kreret vendore ankohen se ndihmat e ardhura nuk u mjaftojne banoreve te zonave te izoluara. Debora ka veshtiresuar levizjen e automjeteve ne aksin Peshkopi-Maqellare. Eshte renduar akoma me teper situata e bllokimit per komunat Lure, Selishte ne rrethin e Dibres, Ostren, Trebisht, per rrethin e Bulqizes dhe Xiber e Macukull per rrethin e Matit, pa llogaritur dhjetera fshatra ne zona te thella malore, qe prej me shume se tete ditesh vazhdojne te jene te bllokuar.
Pushtetaret vendore ankohen se ndihmat e ardhura nga Drejtoria e Emergjencave Civile Tirane me helikopter jane krejt te paperfillshme. Edhe zonat e thella ne Kukes, Has dhe Tropoje, vazhdojne te jene te izoluara.
Ne rrethin e Kukesit, aktualisht mbeten te bllokuara 7 komuna, nga 14 qe ka gjithsej, ku mund te permendim Gryken e Çajes, Kalisin, Zapodin, Arrnin etj, pa llogaritur fshatra te veçante edhe te atyre komunave qe llogariten si te qarkullueshme. Me problematike paraqitet gjendja ne komunat Bushtrice, Kalis.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code