E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër e Madhe, Topi shpallet Qytetar Nderi

Presidenti Bamir Topi përmbylli vizitën treditore në Maqedoni me një ndalesë në qytetin e Dibrës. Ai u takua me kryetarin e komunës, Argëtim Fida, si dhe përfaqësues të tjerë lokalë, ndërsa u përshëndet nga qindra qytetarë. Presidenti u nderua me titullin Qytetar Nderi me motivacionin: Për merita të veçanta në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe afrimin e popujve dhe të shteteve në rajon. "Ky është një obligim që vjen nga statuti i ri që unë kam. Unë sot jam qytetar i Dibrës", - tha Topi. Kryetari i shtetit nënvizoi: Të gjitha institucionet në Shqipëri janë të motivuara për të ndërtuar infrastrukturën për të rivitalizuar korridorin tradicional të Rrugës së Arbrit, duke shprehur besimin që ai të përfundojë sa më shpejt, duke afruar dy popujt gjithnjë e më tepër. Në ceremoni, personalitetet lokale që përshëndeten, e cilësuan një festë për Dibrën e Madhe këtë vizitë, pasi ishte e para e një presidenti të shtetit shqiptar në qytetin e Dibrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›