E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjykata liron avokatin. KLD inspektim gjyqtarit

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim për paraitje" për avokatin Bujar Dyrmishi të arrestuar dy ditë më parë pasi dyshohet të ketë goditur gjyqtarin Xheladin Karkini,ngjarje e ndodhur kjo në zyrën e këtij të fundit. Por pavarësisht lirimit të avokatit, Dhoma e Avokatisë së këtij qarku vijon sërish protestën duke bojkotuar edhe sot të gjitha seancat gjyqësore. Kryetari i kësaj dhome Vaso Jano thekson se tashmë protesta ka marrë një afat të pacaktuar deri në daljen e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili ka nisur inspektimet për verifikimet e një sërë ankesave të ardhura nga qytetarë të ndryshëm për gjyqtarin Xheladin Karkini për zvarritje të proceseve e mosdhënieve të vendimeve duke përfshirë kështu edhe ngjarjen e dy ditëve më parë.
Këshilli i lartë i drejtësisë ka nisur inspektimet për verifikimin e një sërë ankesash të ardhura nga qytetarë të ndryshëm në ngarkim të gjyqtarit Xheladin Karkini. Përfundimi i këtij inspektimi dhe dalja e një vendimi nga KLD do të shënojë edhe përfundimin e protestës së dhomës së avokatisë së këtij qarku, protestë e nisur kjo që prej ditës së djeshme ku nuk është zhvilluar më asnjë seancë gjyqësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›