E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabisnin qytetarët te Liqeni, arrestohen 6 persona

Arrestohen dhe ndiqen penalisht 6 shtetas për Vjedhje me dhunë të disa qytetarëve në Liqenin Artificial në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohet për vjedhjen e disa qytetarëve te Liqeni Artificial në kryeqytet.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Kliti Gaxha, 21 vjeç dhe Peters Gogo, 25 vjeç ndërsa po ndiqet penalisht në gjendje të lirë edhe 16-vjeçari me inicialet A.B.
Të arrestuarit u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes me dhunë të dy shtetasve J.Pelivani dhe K.Dingu të cilëve u kanë vjedhur me dhunë sendet personale.
Po ashtu, po nga ky seksion u arrit të zbardhet dhe dokumentohet një tjetër vjedhje e ndodhur po në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, të shtetasit B.Brakaj vjedhje e ndodhur me datë 10 shtator 2012.
Sipas policisë janë identifikuar si autorë të kësaj ngjarje shtetasit F. Kovaçi, 16 vjec, R. S, 15 vjeç. Dhe E.S, 13 vjec ndërsa materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes me dhunë.
Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, u mundësua kapja e shtetasit në kërkim Gjergji Vani Thimi, 41 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila e ka dënuar me 6 muaj burg, i cili ka vuajtur 17 ditë burgim.
Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin Besnik Zydi Belba, 47 vjec, banues në Tiranë pasi në rrugën "Princ Vid" në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë nga komisariati i policisë Nr.6 Tiranë u arrestuan edhe shtetasit S. Nallçia, 17 vjec, banues në Tiranë, Ali Lulzim Brazhdi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi tyre u bë pasi me dt.20.09.2012 ora 01.00, në rrugën "Enriko Pelini" në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Eduart Zefa Kika, i vitl.1981, banues në adresën e mësipërme, me arsim të mesëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›