"Dita pa makina", policia e Tiranës kufizon lëvizjen

Në kuadër të 22 shtatorit ditës ndërkombëtare "Në qytet pa makinën time", aktivitete kulturore të organizuara nga Bashkia e Tiranës, policia e Tiranës, do të marrë masa me synim mbarëvajtjen e tyre në drejtim të sigurimin e rendit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit.
Kështu sipas policisë më datat 22 dhe 23 shtator 2012 do të ketë bllokime të pjesëshme të lëvizjes së automjeteve në drejtim të sheshit "Nënë Tereza", duke bllokuar kryeqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Rr."Faik Konica" midis Hotel "Sheraton" dhe godinës së Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Po ashtu, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 09.00 - 11.00, do të zhvillohet lëvizja me biçikleta me synim lehtësimin e trafikut në intenerarin e mëposhtëm :
" Sheshi Willson deri në rr."Murat Toptani"
" Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", deri në pedonalen "Murat Toptani",
" Bulevardi "Zhan D"Ark" ; Rruga e Kavajës, Sheshi "Skëndërbej", Rr.Elbasanit deri në Rr.Murat Toptani.