Shkodër, makina del nga rruga, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Golem - Stom Golem, ku makina me targa SH 4395 D me të cilën udhëtonin 5 persona si pasojë e shpejtësisë si dhe humbjes së kontrollit të mjetit, është përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi T. Pjolli, 18 vjeç dhe janë plagosur Armando Gj, 19 vjeç, Anton Gj 19 vjeç, Gjok P 19 vjeç si dhe drejtuesi i automjetit Gjok Pepaj 18 vjeç.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe gjëndja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit Gjok Pepaj dhe materialet në ngarkim të tij I kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.