E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, makina bie në lumë, dy të zhdukur

Foto ilustruese

Një makinë me të cilën udhëtonin dy persona ka rënë në lumë në Dibër. Sipas informacioneve të para, automjeti i tipit Benz ka qenë duke udhëtuar drejt Maqellarës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Drin i Zi.

Fati i dy personave të cilët udhëtonin në mjet nuk dihet ende, ndërsa nata i ka vështirësuar përpjekjet e policisë për ti gjetur ata.

Mësohet se automjeti drejtohej nga 19-vjeçari Mariglen Halili, ndërsa identiteti i personit të dytë nuk dihet.

Mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›