Dibër, mbytet 17 vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Një i ri 17 vjeçar është mbytur mesditën e sotme në ujërat e liqenit të Dibrës, ndersa mendohet se nuk dinte not. I riu ishte duke notuar në ujërat e liqenit, kur papritur ka humbur ndjenjat, ndërsa nuk ka mundur të dalë dot në breg.
Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi, polumbarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është 17 vjeçari me inicialet G. M, ndërsa ngjarja e rendë ka ndodhur në Komunën Kastriot.