E Diel, 1 Nëntor 2026

Parullat kundër Pollos, procedim penal ndaj dy "kuqezinjve"

Ministri Pollo u bë objekt fyerjesh nga aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, për shkak se ai ishte iniciues i projektligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Sipas policisë, Vasil Alilaj, 39 vjeç dhe Nasip Habili, 19 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë për shkak se kanë vendosur në mjediset e stadiumit “Flamurtari” parulla me mbishkrime me përmbajtje fyese ndaj regjistrimit të popullsisë.

Uniformat blu kanë ndërhyrë për heqjen e këtyre parullave, duke shoqëruar njëkohësisht dy të rinjtë në komisariat ku, pas përfundimit të procedurave ata janë lënë të lirë.
     
Alilaj dhe Habili akuzohen për veprën penale të fyerjes. /Start/

                                                                                             2011-07-08 11:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›