Takimi i minatorëve me zyrtarët e METE-s pa rezultat

Kreu i sindikatës së minatorëve është shprehur skeptik për plotësimin e kërkesave të tyre, duke paralajmëruar edhe mundësinë e një greve urie.
“Bisedimet me zëvendësministrin Alibali ishin një fotokopje e takimeve të 3 viteve më parë. Nesër në Bulqizë do të mbahet një protestë e madhe publike, ndërkohë që javën e ardhshme mund të hyjmë në grevë”, deklaroi Nikolli pas takimit me zv/ministrin Alibali.
Minatorët e Bulqizës ndodhen në ditën e pestë të protestës së tyre. Ata i kanë parashtruar një sërë kërkesash për plotësim firmës koncesionare austriake ACR. Një nga kushtet kryesore të tyre, është që sindikata të jetë palë e marrëveshjes mes METE-s dhe ACR-së. /Start/
2011-07-08 11:49