Diber ndihma australiane

Australia mbeshtet disa projekte humanitare te cilat synojne te sjellin zhvillim ne komunitetet e disa rajoneve te ndryshme te Shqiperise.
Zoti Njuman ishte ne fshatin Lishan te Dibres ku eshte zbatuar projekti Fuqizimi i sherbimeve te kujdesit dhe edukimit te femijerise se hershme ne verilindje te Shqiperise.
Zbatimi i ketij projekti u mundesua ne partneritet me organizaten Partnere per Femijet dhe me mbeshtetjen financiare te Ambasades Australiane ne kuader te programit te saj Programi i Ndihmes se Drejtperdrejte.
Ngritja dhe venia ne funksionim te qendrave Oborri i Nenave dhe Femijeve ndihmon ne promovimin e sherbimeve te kujdesit edukimit dhe zhvillimit te femijerise se hershme ne tre nga fshatrat me te varfera dhe me te perjashtuara nga sherbime te tilla ne verilindje te Shqiperise fshati Gjallice ne Kukes fshati Lekbibaj ne Tropoje dhe fshati Lishan ne Diber.
Gjithashtu pervec inagurimit te Qendres Oborri i nenes dhe i femijes eshte inaguruar nje ure qe lidh dy fshatrat ndertimi i se ciles eshte financuar po nga Ambasada Australiane.