Gjirokaster permbytet tregu

Tregu i qytetit te Gjirokastres po mbetet nje vend problematk tregetimi prej me shume se 10 vitesh.
Pervec kushteve te papershtatshme te tregtimit per me shume se 150 shites ambulante ketu rruga qe pershkojne bleresit per te arritur tek stendat eshte e rrenuar dhe e permbytur nga ujerat.
Tregetaret thone se ne dite te tilla veshtire se mund te shitet.
Situata permbytjeje jane te pranishme ne Gjirokaster qe me fillimin e shirave te pare te vjeshtes e deri ne pranvere.
Problem vazhdojne te mbeten kanalizimet e ujerave te bardha e te zeza dhe nderhyrjet e paligjshme ne to.
Gjithsesi zona qe preket me teper nga reshjet eshte ajo e tregut te qytetit.
Kerkesat per zhvendosjen e tij ne nje territor tjeter jane bere prej vitesh por situata vazhdon te mbetet e njejte prej me shume se nje dekade tashme.