E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber pjesemarrje e larte rifillon procesi ne 3 qendrat e bllokuara

Ne qarkun e Dibres procesi i votimit po vijon normalisht. Deri pas mesdites ne kete rreth eshte shenuar nje pjesemarrje e madhe e qytetareve ne votim. Ne qytetin e Peshkopise dhe komunen Maqellare deri ne oren 1300 kishin votuar 22 per qind e qytetareve nderkohe qe qendrat e votimit ishin te mbushuar nga qytetare qe mbanin radhen per te votuar.

Nderkohe korrespondenti i Shekullit Gjergj Marku njofton se ne Burrel jane identifikuar probleme me bojen matrikulluese per te cilen perfaqesuesit socialiste kane shfaqur shqetesimin e tyre.

Gjithashtu ne Bulqize procesi vijon normalisht dhe ka filluar votimi edhe ne tre qendrat e votimit ne Ostren Ternove dhe Trebisht pas dy oreve anomali dhe zevendesimit te komisionereve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›