Nju Jorku, qyteti i djajve
29/08/2011 Ndjekja Uraganit Irene: Minutë pas minute me realitetin amerikan
10 të vdekur, asnjë shqiptar sështë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore
Nga BEQIR SINA, korrespodenti i “Metropol” në New York
NEW YORK CITY- Meqenëse në shtetet ku po kalon kjo stuhi shkatërrimtare, banojnë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, fatmirësisht deri tani nuk ka as edhe një fatkeqësi me përmasa shqetësuese. Megjithëse disa familje shqiptare që kanë banesat e tyre private në zonën A, janë dëmtuar, por pa dëme në njerëz. Të paktën këto janë konfirmimet zyrtare që ka siguruar gazeta “Metropol”. Zonat më të banuara nga shqiptarët, të cilat janë nën zbarkimin e stuhisë janë Boston, Delaware, Maryland, Nju Xhersi, Nju Jork, Kenektiket, Pensillvenia dhe Karolina e Veriut. Ndërkohë që “Irene” vazhdon rrugën e saj nëpër bregdetin lindor, duke sjellë me forcë stuhi-shiu dhe era të forta në disa nga zonat më të mëdha metropolitane të vendit, po u japim kronikën minutë pas minute të kësaj fatkeqësie natyrore, e cila kishte 90 vjet që nuk kishte ndodhur në disa zona si në New York.
Uragani “Irene” ka lënë të vdekur së paku 10 persona, miliona shtëpi pa energji dhe miliona njerëz të evakuar.
Uragani famëkeq që ka goditur bregun lindor të SHBA-ve tani gjendet vetëm 315 km nga Nju Jorku, ndërsa disa raportime bëjnë të ditur se ai tashmë është edhe më afër metropolit njujorkez. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se pesë veta kanë humbur jetën në Karolinën Veriore, dy në Virxhinia dhe një në Florida. Sipas parashikimeve të meteorologëve, uragani “Ajrin” në Nju Jork pritet të mbërrijë pasdite sipas orës lokale amerikane (afërsisht rreth orës 18,00, sipas orës tonë). Miliona njerëz janë evakuar dhe pa energji elektrike janë Karolina Veriore, Virxhinia, Maryland, Delaware dhe Nju Xhersi. Autoritetet e Nju Jorkut sërish kanë këshilluar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë. Dje është dhënë urdhri për të mbyllur hekurudha nëntokësore, ashtu që për herë të parë për shkak të kësaj katastrofe natyrore është mbyllur metroja më e madhe në SHBA. Era me stuhi me shpejtësi prej 140 km/h po bartë çdo gjë me vete. Nju Jorku po përshkruhet si qytet i djajve, pasi që rrugët janë të boshatisura në pjesën qendrore të qytetit. Të gjitha lokalet, restorantet, dyqanet dhe shëtitoret e ndryshme janë mbyllur mbrëmë në Manhattan, të gjitha shfaqjet në Brodway janë anuluar, asnjë turistë nuk duket në pjesën qendrore të Time Square. Uragani “Irene” do të përfshijë zonën përreth bregdetit amerikan me një shtrirje prej 840 km, që nënkupton një të tretën të bregut lindor amerikan. Uragani i fundit që ka përfshirë Nju Jorkun është “Gloria” në vitin 1985, ku humbën jetën pesë persona. Banorët e vendosur në zonat e ulëta të Nju Jorkut janë evakuar qysh dje në lidhje me afrimin e uraganit “Irene”. Urdhri përkatës u dha nga Kryetari i Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, shpalli mbi vendosjen e regjimit të situatës së jashtëzakonshme, i cili u aplikua më parë në Virginia, North Carolina dhe New Jersey. Në momentet aktuale “Irene” ka marrë forcë dhe ka kaluar në kategorinë e tretë të shkallës përcaktuese prej 5 ballësh. Ashtu si edhe sipas parashikimeve të meteorologëve, uragani arriti në zonën kontinentale që të shtunën në mëngjes, kurse të dielën “Irene” tashmë ka përfshirë gjithë rajonin.
Uragani “Irene” tashmë ka prekur dhe Nju Jorkun. Transporti publik tashmë është mbyllur dhe është shumë vonë që njerëzit të largohen. Uragani “Irene” ka goditur brigjet perëndimore të Amerikës dhe aktualisht po lëviz me një shpejtësi prej 130 km/orë. 2 milionë njerëz janë evakuar tashmë, shumica prej tyre nga Nju Jersy. “Irene” ka shkaktuar deri tani gjashtë viktima mes të cilëve një grua dhe një fëmijë në Virxhinia. Aeroportet janë mbyllur dhe më shumë se nëntë mijë udhëtime janë ndërprerë. Ndërkohë që më shumë se 1.8 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike. 370 mijë njujorkez janë të detyruar të transferohen. Ndërkohë që edhe spitalet e Nju Jorkut janë përgatitur për një gjendje gatishmërie. Kryebashiaku i Nju Jorkut, Blumberg, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të transferohen nga zonat e cilësuara si të rrezikshme dhe mos të injorojnë edhe shenjat e para shiut. Ndërsa Presidenti i SHBA, Obama, ka deklaruar se na presin edhe 72 orë të gjata.
Mëngjesi i djeshëm, e diel 28 gusht ora 7:00 me kohën e New Yorkut dhe 1:00 e mesdrekës me kohën e Prishtinës dhe të Tiranës.
06:30: Parashikuesit e motit thanë se “Irene” ka bërë zbarkimin e plotë në bregdetin e New Jersey. Një paralajmërim për stuhi të fortë mbetet në fuqi në zonën bregdetare nga Virginia deri në Massachussets.
04:15: Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim uragani për dy zonat e ulëta të qytetit në Brooklyn dhe Queens në New York, ku uragani “Irene” ka zbarkuar me një shi të dendur në të gjithë qytetin.
03:30: Stuhia ka hedhur "një këmbë" të rrezikut të madh në Karolinën e Veriut dhe Virxhinia, duke evakuar më se 2 milionë njerëz nga shtëpitë dhe bizneset dhe lënë ata pa energji.
02: 30: Deri në këtë orë të paktën tetë persona janë të vdekur, nga shkaqe të ndryshme raportohet.
02:00: Erërat janë të qëndrueshme, uragani “Irene” u klasifikua i klasës së parë dhe jashtë shpejtësia e erës është në 80 mph. Stuhi po lëviz në veri-verilindje me 17 mph, thotë Qendra Kombëtare e Sigurisë. Niveli i ujit është rritur gjatë gjithë bregdetit lindor me shpejtësi rritje prej 3.2 metra në Oqean City, Meriland, 3.4 metra në Cape May, Nju Xhersi, dhe 3.5 metra në New York Harbor.
23:40: Presidenti amerikan Barak Obama, pak pas mesnate ka nënshkruar një deklaratë, për fatkeqësitë natyrore ku përfshihet edhe Porto Riko si pasojë e uraganit “Irene”. Deklarata liron fondeve federale për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes, sipas Shtëpisë së Bardhë.
11:20: Pensilvania Juglindore, Transporti i udhëtarëve _ Transit Autoriteti, thotë që të shtunë janë mbyllur të gjitha linjat hekurudhore për shkak të një paralajmërimi, për uraganin në Filadelfia, sipas përfaqësuesit të SEPTA, Jerri Williams.
11:05: “Irene” mbetet në klasën e parë ose kategoria 1, pra stuhi me erëra të qëndrueshme prej 80 mph dhe që shkojnë deri në 100 mph, theksojë Qendra Kombëtare e Uraganit në një këshillimore të saj.
23:00: Stuhia në Delaware ka dëmtuar rreth 40-30 shtëpitë natën e shtunë në qytetin e Lewes, sipas Ed Schaeffer, një zëdhënës i zjarrfikësve të këtij qyteti. Pesë prej tyre ishin të dëmtuara rëndë. Nuk pati asnjë të plagosur, tha ai.
10:47: Shërbimi Kombëtar i Motit e ka nxjerrë një paralajmërim se uragani do të zgjasë deri në orën 23:00 të ditës së diel për qytetin e Filadelfias, duke përfshirë edhe pjesën qendrore në Chester County, Delaware County, dhe zonat verilindore, qendrore dhe juglindore të Qarkut Montgomery County.
10:37: Guvernatori i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, duke ju drejtuar gazetarëve të shtunën mbrëma, tha se banorët duhet të përgatiten seriozisht se uragani “Irene” po i afrohej qytetit të 13 milionë banorëve. "Stuhia tha ai më në fund në këtë orë ka goditur qytetin e Nju Jorkut", tha ai.
10:27: Guvernatori i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, flet para se uragani të mbërrijë në New York, për njujorkezët, në një konferencë shtypi në këtë orë të natës duke paralajmëruar se stuhia po fillon të godasë qytetin e New York-ut.
09:44: Dy tornadot janë tani në terren, një në juglindje të shtetit federal Delaware dhe një tjetër në bregun lindor të Maryland.
21:16: Governatori i Virginias Bob McDonnell konfirmon se tre njerëz kanë vdekur deri më tani në shtetin e tij si pasojë e uraganit “Irene” duke u evakuar gjatë rrugës së tyre deri në bregun tjetër të Atlantikut. Vala e detit dhe shkuma dallgëve të detit ka kaluar mbi Boardwalk. Uragani “Irene” arrin duke shkaktuar dallgë të rëndë në Ocean City, Maryland.
07:51: “Irene” është në këtë kohë me rreth 35 milje në juglindje të Norfolk, Virginia dhe me erërat e të forta gjatë bregdetit deri në 80 mph. Shpejtësia e saj është duke u rritur në 16 mph në një rrugë në veri-verilindje drejt Filadelfias dhe Nju Jorkut, sipas lajmeve.
07:45: New York-u njoftoi se për herë të parë në historinë e tij ka bërë një mbyllje të parë ndonjëherë të të gjitha linjave hekurudhore të qytetit, asnjë nga metrotë e qytetit sot nuk funksionin deri në një njoftim tjetër për hapjen e metrove
07:09: Kjo është ora kur uragani “Irene”, del mbi Oqeanin Atlantik, dhe zbarkon në bregdetin lindor komunikojë për median amerikane Qendra Kombëtare e Uraganeve. Është koha të pritet se kur kjo stuhi do të bëjë zbarkimin e saj afër Long Beach, në Long Island, New York.
06:12: Guvernatori i North Carolina Bev Perdue konfirmojë se katër stuhi të fuqishme njëra pas tjetrës në këtë orë kanë goditur bregdetin e Karolinës së Veriut, një fëmijë vdiq si pasojë e një aksidenti rrugorë gjatë evakuimit.
05:57: “Sistemi i metrosë së qytetit të New York-ut nuk pritet të rifillojë deri në pasdite vonë e hënë", thotë kryetari i Bashkisë Bloomberg. Autoriteti Portual i New York-ut dhe New Jersey-it thotë se fluturimet në të gjitha aeroportet e zonës së New York-ut do të
anulohen si të shtunën, ashtu edhe të dielën.
05:27: Numri i të vdekurve nga stuhia deri tani është në gjashtë vetë, sipas kanalit televizivë MSNBC. Një i ri i apasionuar pas "skijimit në dallgët e detit" vdiq të shtunën, pasi ai u rrëzua në aventurën e tij në dallgët e detit në New Smyrna Beach, Florida. Tre persona të tjerë tha MSNBC janë konfirmuar të vdekur në Karolinën e Veriut. Një pemë ra mbi një makinë në Virxhinia, duke vrarë shoferin e saj, dhe një djalë tjetër vdiq në Virxhinia, pasi një pemë ra mbi një apartament në një kompleks ndërtesash.
16:48: Më shumë se gjysma e banorëve në Richmond, Virginas zona e metrosë është pa energji elektrike, sipas NBC 12. Në total sipas MSNBS më shumë se 550.000 njerëz janë të ndikuar nga ndërprerjet e përhapura të energjisë në të gjithë Virginian.
04:25: Rreth 1 milion banorë të Karolinës së Veriut dhe Virxhinia-s tani janë pa energji elektrike për shkak të uraganit “Irene”, raporton CNN.
03:56: Njoftohet se Transporti Metropolitan i Nju Jorkut, dhe Nju Jork - Nju Xhersi Transit Autoriteti është pastruar plotësisht nga qytetarë ngase stuhia po afrohej.
03:41: Connecticut e para në bregdetin lindor që ka lëshuar një alarm në pritje të shirave të mëdha që paralajmëronin uraganin “Irene”.
03:14: Presidenti Obama u takua me zyrtarët e FEMA sot dhe bëri një deklaratë në lidhje me uraganin “Irene”. Presidenti Obama tha se "Ky uragan është historik dhe do të jetë i gjatë 72 orë", tha ai, por ai vuri në dukje se punëtorët lokalë, shtetërorë dhe federalë po bashkëpunojnë për të luftuar çdo dëm që mund të shkaktohet prej stuhisë.
02:08: Guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, në një konferencë për shtyp deklaroi se më shumë se 1 milion njerëz janë evakuar nga zonat e ulëta në Shore Jersey. "Njerëzit e kanë parafilluar paralajmërimin tonë për të lënë plazhin", tha ai. Christie gjithashtu vuri në dukje se më shumë se 98 për qind e njerëzve kanë qenë të evakuar nga Cape May County.
13:26: Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano, paralajmëroi amerikanët që të mos nënvlerësojnë thirrjet e autoriteteve vendore për masat e marra. Një stuhi Kategoria 1, raportohet në të gjithë bregdetin lindor tha ajo. "Nëse ju jeni nën një stuhi, ju jeni nën një uragan", tha ajo gjatë një konference për shtyp në selinë e FEMA. Ajo dhe zyrtarë të tjerë FEMA paralajmëruan të parët për shirat, përmbytjet, tornadot dhe ndërprerjet e energjisë deri në zonat e poshtme në Bregdetin Lindor.
13:18: Më shumë se 12 orë para mbërritjes aktuale të stuhisë, "njujorkezët kanë filluar të ndjehen të "frikësuar" prej uraganit Irene", shkruan “New York Post”.