Sequi solidarizohet me banorët e izoluar, dërgon ndihma ushqimore
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi i bashkohet solidaritetit për banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për to. Gjatë një deklarate për mediat, Sequi ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë kushtet e vështira të motit.
BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është dicka që ia vlen të bëhet- ka thënë Sequi.
Ai ka deklaruar se ka planifikuar të vizitojë disa prej zonave të bllokuara në ditët në vijim,por ndërkohë në shenjë solidaritetika derguar disa nduhma ushqimore. Me që sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej dicka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti. ka thënë ambasadori për median.
I pyetur për mirëmenaxhimin ose jo të emergjencës nga politika shqiptare ai ka komentuar shkurt: Sot është ditë e dielë, unë nuk është politikan dhe nuk flet për politikë.
Shkrime të tjera me interes:
- Totozani drejt Kukësit, ndihma ushqimore për banorët e izoluar Tiranë- Në shenjë solidariteti dhe mbeshtetje është nisur sot drejt...
- Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...
- Zgjedhja e presidenti të ri, Sequi: Përmes bashkimit Tiranë- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i ka...