Xhafaj: PS do votojë ligjet me 3/5 por vetëm sipas standarteve
TIRANË- Situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e mazhorancës me prokurorinë. Kështu shprehet deputeti i selisë rozë, Fatmir Xhafaj në një prononcim për News 24. Sipas tij, nuk mund të ketë integrim në BE, pa një reformë europiane në drejtësi.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në tërësi, pushteti gjyqësor dhe prokuroria në veçanti, raporti që ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente të caktuara të mazhorancës me këto pushtete, gjë që, efekton në marrëdhëniet që këto pushtete ndërtojnë me qytetarët”, tha Xhafaj.
Ndërsa në lidhje me ngritjen e Gjykatës Administrative, Xhafaj sqaron se PS do t’i përmbahet paktit për ta votuar atë në muajin mars, por më parë duhet një proces i gjërë konsultimi me grupet e interesit.
“Do t’i qëndrojmë plotësisht marrëveshjes që është bërë për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5 brenda muajit mars të këtij viti. Deri tani besoj që jemi korrekt, ajo që ne ndryshojmë është fakti proces, ne kërkojmë një proces për to, kurse mazhoranca, kryetarja e kuvendit, kryeministri kanë kërkuar thjesht karton”, tha ai më tej.
Përsa i përket debateve në PS për rishpërndarjen e kryesisë, Xhafaj thotë se këto janë zhvillime normale brenda socialistëve. Debatet tashmë janë kthyer në një vlerë dhe tregojnë një transparencë të PS me publikun, argumenton Xhafaj, ndërkohë që në kampin e mazhorancës nuk ekziston asnjë lloj diskutimi e debati në struktura, për shkak të autoritarizmit të Berishës, përfundon deputeti.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)