E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, makina bie në lumë, 35-vjecari arrin të shpëtojë

LIBRAZHD- Një 35-vjecar ka shpëtuar mrekullisht, pasi automjeti i tij rrëshqiti si pasojë e akullit në rrugë, duke përfunduar në thellësinë e lumit Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Cezma e Myftarit, në Librazhd.

Sipas policisë, automjeti tip Opel ka dalë nga rruga, si pasojë e akullit, duke rënë në lumë, ndërsa 35-vjecari Ilir Hysa ka arritur të dalë në kohë nga automjeti duke i shpëtuar vdekjes.

Mësohet se Hysa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që sipas policisë nuk ka pasur persona të tjerë brenda mjetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›