E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës, 7 në pranga

SARANDE- Policia e Sarandës ka mundur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Sopoti” ku u arrit të shkatërrohej një grup trafikantësh droge. Sipas policisë së Sarandës, u arrestuan në flagrancë 7 persona dhe u shpall në kërkim një i tetë. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 250 kg kanabis.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona transportonin Cannabis Sativa me kafshë (kuaj) nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshtin Kopacëz, me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek.

Nga hetimet ka rezultuar gjithshtu se ky grup ka kryer aktivitet kriminal edhe në raste të tjera të mëparshme dhe se organizatori i këtij trafikimi është shtetasi Aleks Nanaj i cili, nëpërmjet vëllait të tij shtetasi Andrea Nanaj rekrutonte shtetas të ndryshëm kundrejt pagesës (50 mijë lekë) për të realizuar transportin e lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë:
1. Aleks Çune Nanaj, vjec 29, lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë,
2. Andrea Çune Nanaj , vjec 27, banues në Sarandë;
3. Gjergji Shaban Nanaj, vjec 45, lindur dhe banues në fshatin Kopacëz Delvin;
4. Maridon Merakli Dhuli, vjec 22, lindur dhe banues në fshatin Fterrë Sarandë
5. Besnik Ikmet Kasaj, vjec 25, lindur dhe banues ne Lukove
6. Afrim Ikmet Kasaj , vjec 32, lindur dhe banues në Lukove
7. Petrit Xhevat Halimi, vjec 21, lindur e banues në Mallakaster;
si dhe u shpall në kerkim shtetasi:
8. Sobiel Merakli Dhuli, vjec 19, lindur dhe banues ne Fterre Sarandë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›