Diber sherr me thika ne mes te qytetit arrestohet autori
DIBER - Sherr me thika ne shetitoren Elez Isufi ne qytetin e Peshkopise. Ngjarja e rende mesohet te kete ndodhur dy net me pare ndersa autori eshte arrestuar dje ne oret e para te mengjesit nga efektivat e Komisariatit te Policise Diber. Policia sqaroi se agresori Emin Hysa 18 vjec lindur ne fshatin Ushtelenxe te komunes Tomin dhe banues ne qytetin e Peshkopise ka sulmuar me arme te ftohta thike shtetasin E. Torba 19 vjec banues ne fshatin Staravec te Dibres. Rreth ores 2230 te dites se premte salla operative e policise eshte njoftuar se ne shetitoren Elez Isufi dy te rinj jane grindur me njeri-tjetrin dhe se nje person ka mbetur i plagosur thane burime policore. Ngjarja e rende eshte vleresuar seriozisht. Autori i ngjarjes eshte larguar me shpejtesi ndersa i plagosuri kishte mbetur pa ndjenja ne nje pellg gjaku. Disa punonjes policie dhe qytetare e kane derguar te demtuarin me shpejtesi ne spitalin rajonal te Peshkopise. Efektive te tjere kane mundesuar identifikimin e autorit te krimit dhe jane vene ne ndjekje te tij. Policia tha se Torba ka marre mjekimet e nevojshme nga mjeket e spitalit te Peshkopise dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe nuk jane zbardhur ende motivet e kesaj ngjarje qe ka shokuar banoret e qytetit te Peshkopise. Dje paradite forcat e policise kane prangosur autorin e ngjarjes Emin Hysa i cili akuzohet per plagosje me dashje. Dite me pare ne kete qytet u godit me thike nje student. h.p