E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat 1.8 miliarde per kompensimin

/ /

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani tha dje se ne dispozicion te procedurave te kompensimit per kete vit jane 1.5 miliarde leke me burim nga Aluizni 300 milione leke nga buxheti i shtetit per kompensimin fizik dhe 30 milione leke te ardhura te siguruara nga vete Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ministri Nishani njoftoi se ne planin e dikasterit te tij per kete vit eshte edhe nderhyrja ne ligjin per kthimin e kompensimin e pronave me qellim zbatimin e te drejtes se ish-pronareve. Ndryshimet ne ligj sipas ministrit do te prekin dy aspekte heqjen e kufizimit deri ne 200 metra dhe shtrirjen e te drejtes se kompensimit per gjithe siperfaqen e prones se dyti krijimin e mundesise se kompensimit per ata pronare qe kane perfituar nga nje vendim i meparshem. Sipas ministrit edhe ata pronare qe kane perfituar njehere kompensim per nje pjese te prones pritet te mos kene kufizim ne nje aplikim te dyte per pjesen e patrajtuar me kompensim. Keto ndryshime ligjore sipas ministrit jane ende ne fazen e draftimit dhe pritet te realizohen brenda ketij viti ne bashkepunim edhe me ekspertet e huaj.
Ish- te perndjekurit
Ministria e Drejtesise do te shperndaje brenda tre muajve te pare te ketij viti kestin e pare te fondit te akorduar per ish-te perndjekurit politike. Gjate paraqitjes se prioriteteve te vitit 2011 ne dikasterin e drejtuar prej tij ministri i Drejtesise Nishani tha se per kategorine e ish-te perndjekurve eshte caktuar fondi prej 2 miliarde lekesh. Demshperblimi i ish-te perndjekurve politike ishte nje tjeter objektiv i cili ka pasur ecuri pozitive. Pergjate vitit 2010 Ministria e Drejtesise ka pergatitur dhe jane miratuar pese vendime te Keshillit te Ministrave me mbi 2700 emra te perndjekurish me nje vlere totale prej 10 miliarde e 500 milione lekesh tha Nishani. Ai vuri ne dukje se gjate 2011 angazhimi konkret i Ministrise se Drejtesise eshte perfundimi i procedurave per ish- te perndjekurit qe ende nuk kane marre kestin e pare brenda marsit dhe fillimi i procedurave per marrjen e kestit te dyte nga kjo kategori. Fondi i vene ne dispozicion nga qeveria shqiptare eshte 2 miliarde leke. Kjo shume parashikohet te shperndahet brenda ketij viti. Nishani permendi se gjate vitit 2010 eshte bere dixhitalizimi i data-bazes dhe listes se te perndjekurve politike. Me kete veprim eshte rritur transparenca dhe saktesia e procedurave se pari per vete Ministrine e Drejtesise e cila ka te organizuar informacionin per stadin ku ndodhet cdo aplikim dhe se dyti per vete ish- te perndjekurit. Ata mund te verifikojne ne cdo moment ecurine e aplikimit te tyre dhe fazen ku ai ndodhet gjate trajtimit nga Ministria e Drejtesise. Po keshtu kesaj kategorie i ofrohet informacion per dokumentet e nevojshme dhe kushtet e aplikimit per demshperblim.
Reformat
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka vene ne dukje dje se gjate vitit 2010 por edhe ne vitin ne vazhdim orientimi kryesor do te jene rekomandimet e KE-se per Shqiperine. Ai theksoi se tri nisma te rendesishme konkretisht ligji per Gjykaten Administrative ndryshimet ne Kodin Penal per krimet e korrupsionit dhe terrorizmit si dhe iniciativa per kufizimin e imunitetit te zyrtareve kane ngecur per shkak se opozita nuk jep mbeshtetjen e saj ne Kuvend. Ministri i Drejtesise tha se qeveria ka qene e gatshme ti miratoje keto nisma te cilat kane mbetur ne Kuvend per shkak se kerkojne edhe votat e opozites.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›