Oferta e PS-se juristet Dy momentet e antikushtetutshmerise
Juristet e quajne antikushtetuese dhe antiligjore ate qe Edi Rama e quajti si oferte te re per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet te paraqitur ne tryezen politike te thirrur nga Kryeministri Berisha. Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume i pranishem ne kete tryeze si perfaqesues i shoqerise civile sqaron dy prej momenteve kur shkelet kuadri ligjor dhe ai kushtetues. Duke iu referuar ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore Kume sqaron shkeljen e hapur ligjore ne kerkesen e Partise Socialiste per te pasur shumicen ne komision. Ai shpjegon edhe rrugen ligjore se si mund te marre zgjidhje juridike nje pretendim i tille i opozites. Ligji parashikon qe shumica i takon mazhorances dhe per ti kaluar kjo mazhorance opozites palet duhet te bejne nje dispozite kalimtare vetem per kete komision Ad Hoc ne te kundert kapercehet kuadri ligjor. Ose te mbledhin Parlamentin dhe ta ndryshojne pergjithnje ligjin per komisionet hetimore - deklaroi z. Kume. Nje tjeter pike ne kerkesen e Partise Socialiste eshte objekti i pakufizuar i hetimit. Ketu juristi i njohur sjell ne vemendje te opozites vendimet e Gjykates Kushtetuese qe sikunder thote e kufizojne kete objekt. Andaj rruga me e drejte sipas tij eshte percaktimi i qarte i asaj qe socialistet kerkojne te hetojne. Objekti nuk mund te jete i pakufizuar pasi ne e dime mire qe Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se objekti i komisionit hetimor eshte i kufizuar. Prandaj PS duhet te qartesoje sakte dhe te listoje tek pika per objektin gjithcka dhe jo ta kaloje ne kete menyre - u shpreh z. Kristaq Kume. Ky qendrim i juristeve vjen vetem nje dite pas kerkeses se paraqitur nga kreu i Partise Socialiste te cilen vete ai preferoi ta quante oferte e re per mazhorancen qe do ti jepte fund ngercit politik ne vend. Por me shume sesa e tille juristet shprehen se asgje nuk ka ndryshuar ne forme e permbajtje te pretendimeve te Rames.