E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi LSI Rama jo show por kontribut real

LSI e cilesoi dje qendrimin e liderit te opozites Edi Rama ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore si nje parodi dhe shenje te papjekurise politike te lidershipit socialist por me se shumti edhe mungese respekti per votuesit e Partise Socialiste. Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama qe perfaqesonte LSI-ne ne kete tryeze te drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje lidershipit socialist te jete i pergjegjshem dhe te angazhohet per kete reforme te rendesishme duke mos e bllokuar ate projekt serioz dhe reforma te tjera integruese qe lidhen me standardet demokratike dhe evropiane te zgjedhjeve. Sipas Rames tryeza e iniciuar nga kryetari i PD-se eshte nje moment i rendesishem dhe shprehje e vemendjes dhe e angazhimit real per te realizuar reformen zgjedhore do te deshmonte cilesine dhe stabilitetin e funksionimit demokratik te vendit sikunder jane zgjedhjet e lira korrekte dhe te ndershme. Duke iu referuar tryezes Rama ironizoi oferten e lidershipit socialist duke e quajtur ate nje oferte me kushte te njohura pra jo nje oferte per te mundesuar kompromis ne tryeze apo per te kapercyer krizen politike te paszgjedhjeve te 28 qershorit. Sekretari i LSI-se e cilesoi pranine e befasishme ne kete tryeze te kreut te PS-se si nje sinjal qe socialistet me ne fund po e kuptojne domosdoshmerine e pjesemarrjes dhe te kontributit pozitiv per realizimin e reformes zgjedhore nga e cila sipas sekretarit te LSI-se Luan Rama varen cilesia e zgjedhjeve dhe transparenca e tyre per te permbushur sikunder tha ai rekomandimet e rezolutes se PE-se dhe propozimet e OSBE-ODIHR-it. LSI mori pjese ne tryezen e thirrur nga zoti Berisha me angazhimin per te qene pjese e kontributit po nga ana tjeter mori pjese edhe sepse prej kohesh vete LSI ka kembengulur ne realizimin e reformes zgjedhore si nje reforme gjitheperfshirese dhe transparente - perfundoi deklaraten e tij sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se tryeza e iniciuar nga kryetari i PD-se dhe ne te cilen u ftuan partite parlamentare dhe perfaqesues te shoqerise civile per te nisur procesin e diskutimit dhe te debatit per te realizuar reformen zgjedhore eshte nje moment i rendesishem dhe shprehje e vemendjes dhe e angazhimit real per te realizuar me ne fund kete reforme e cila eshte e lidhur me procesin me te rendesishem qe deshmon cilesine dhe stabilitetin e funksionimit demokratik te vendit qe jane zgjedhjet e lira korrekte dhe te ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›