E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti i Rames Ku shkelet Kushtetuta

PS pranon vetem hetim te materialeve zgjedhore. Fletet e votimit Xhafaj Do te diskutohet mes paleve

Pas deklarates se bere nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne tryezen e partive politike te thirrur nga Kryeministri Berisha se pa hetimin e zgjedhjeve te kaluara nuk ka reforme zgjedhore vjen edhe kundershtia e radhes brenda selise roze. Keshtu ne nje takim me gazetaret sekretari Ligjor i PS-se Fatmir Xhafaj deklaroi se opozita pranon edhe fillimin e punes per Kodin Zgjedhor paralelisht me ate per hetimin e zgjedhjeve. Partia Socialiste eshte gati te pranoje fillimin e punes per Kodin e ri Zgjedhor proces ky qe mund te behet paralelisht me hetimin e zgjedhjeve - u shpreh Xhafaj. Kjo deklarate e sekretarit Ligjor te PS-se kundershton ashper ate qe pohoi nje dite me pare kryesocialisti Rama. Pyetjeve te gazetareve ne lidhje me fletet e votimit Xhafaj iu pergjigj duke thene Propozimi i Partise Socialiste nepermjet deputeteve te saj per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ka paraqitur edhe mjetet e hetimit ku ne kerkese ka shqyrtimin e materialeve zgjedhore. Sa u perket fleteve kjo eshte nje ceshtje ku palet kane konsensus te ndryshem dhe do negociohet. Kjo gje qe do te diskutohet permes paleve por pa materialet zgjedhore nuk hedhim asnje hap tjeter per tryezen - deklaroi Xhafaj. Ne kete takim sekretari per eshtjet Ligjore ne PS u ndal edhe tek votimi ne Parlament te enjten qe shkoi per imunitetin e deputetit socialist Ilir Beqja. Mosvotimi i fshehte per rastin e mandatit te deputetit Ilir Beqja deshmon per friken e shumices - u shpreh Xhafaj. Gjithashtu deputeti socialist si anetar i Komisionit te Ligjeve foli edhe per kandidaturat e Presidentit per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte duke e akuzuar mazhorancen per mungese te personalitetit dhe pergjegjshmerise per tu perballur me keto kandidatura. Sipas tij marrja ne pyetje e kandidateve eshte shnderruar ne pjese te humorit dhe batutave ne tavolinat e juristeve. Ne jemi te shqetesuar per degjenerimin e ketij procesi qe eshte shnderruar nga nevoje per transparence ne gjyq politik te shumices se papergjegjshme ndaj njerezve te drejtesise dhe vete sistemit ne teresi - nenvizoi Xhafaj. Sipas tij dekretet presidenciale per gjyqtaret e Kushtetueses jane ne limitet e fundit ligjore. Kjo eshte nje taktike e perdorur nga deputetet e mazhorances qe behet per qellimin e vetem qe te rrezohen dekretet e Presidentit por jo perpara raportit te BE-se qe ky fakt te mos pasqyrohet ne raport - tha Xhafaj. Ne fund te fjales se tij ai u shpreh se vendi eshte ne nje krize te thelle politike dhe ligjore. Vendi po kalon nje krize te thelle politike ligjore dhe morale. Vendi eshte ne kaos per shkak te qeverise se kaosit per shkak te qeverisjes kuturu. Por oret javet dhe muajt e kesaj qeverie po numerohen mbrapsht - perfundoi sekretari Ligjor i PS-se Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›