E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibra, sektor te vecante per te denuarit nga 18-21 vjec

Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra ka bere me dije dje se pjese e shume kritikave te bera, ka qene infrastruktura. Sipas Dibres ka nje permiresim te kushteve ku eshte bere nje zgjerim i kapacitete te te denuarve dhe te paraburgosurve. Ndersa ne lidhje me mbipopullim, Dibra ka shpjeguar se institucioni i tij ka marre masat e nevojshme per permiresimin e kesaj situate. Sipas tij jane vecuar te miturit nga te rriturit, vitin qe vjen do te krijohet edhe nje tjeter sektor per te miturit 18 deri ne 21 vjec, ne menyre te tille qe keta te fundit te trajtohen ne menyre te vecante me programe te specializuara. Po ashtu Dibra ka sqaruar se do te trajtohen te gjithe efektivat e burgjeve, ne menyre te tille qe mos kete me dhune ne keto institucione.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›