E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e gruas, pendohet bashkeshorti

Elbasan - Del jashte rrezikut per jeten Mentor Osmani, i cili tre dite me pare masakroi me thike bashkeshorten e tij Burbuqe Osmani. Burime te spitalit thane dje se, kane nen kontroll shendetin e pacientit Mentor Osmani i cili kishte pesuar "vulnus" (prerje me thike) ne disa pjese te trupit. Mjeket thane se, Burbuqe Osmani eshte ne gjendje kritike per jeten per shkak te plageve te shumta qe ka marre ne trup. Ajo ka marre prerjeve te thella ne qafe, kraharor dhe bark. Per familjet mbetet ende mister shkaku i ngjarjes. Mentor Osmani, eshte mjaft i penduar. Ai nuk i tregon shkaqet e grindjes, por shprehet se gjithcka ka ndodhur krejt papritur kur te dy ishin te vetem ne shtepi. "Djali dhe vajza ishin ne shkolle dhe ne ishim te vetem ne shtepi. U zume. Aty mora thiken dhe e qellova gruan", tha ai. F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›