"Basha", dosja ne Gjykaten e Larte

Tirane- Prokuroria e Pergjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka derguar dje per gjykim dosjen "Durres-Kukes". Dosja hetimore eshte derguar mbasditen e djeshme ne Gjykaten e Larte, ku dy jane te pandehurit e saj ministri i Jashtem, Lulzim Basha dhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma. Dosja mesohet se eshte derguar ne gjykate pa firmen e dy avokateve, Genc Gjokutaj dhe Zef Nikaj, per aktet hetimore. Mesohet se Prokuroria i ka bashkangjitur dosjes hetimore edhe dy fletethirrje per ministrin Basha, per njohjen e tij me akuzat.
Mbrojtja
Dy dite me pare avokati mbrojtes i te pandehurit Andi Toma, Genc Gjokutaj i paraqiti Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, nje deklarate memorie. Ne kete deklarate Gjokutaj e cileson si te pavlefshme proceduren hetimore te Prokurorise ndaj ish-funksionarit te ministrise se Transporteve, Andi Toma, per shtimin e akuzes "shkelje te barazise ne tendera". Nga ana tjeter avokati Gjokutaj nuk kishte firmosur asnje dokument per njohjen me materialet proceduriale te Prokurorise ne ngarkim te klientit te tij. Po dje avokati i ministrit Basha eshte paraqitur ne Prokurorine e Pergjithshme, ne zyren e prokurorit te ceshtjes Arben Kraja. Avokati Zef Nikaj nuk pranoi te firmose akuzat ndaj klientit te tij, duke i cilesuar si te paligjshme veprimet e Prokurorise dhe duke mos pranuar qe Lulzim Basha ka statusin e te pandehurit, por te personit nen hetim. Mbrojtesi i Lulzim Bashes i ka konsideruar akuzat dhe aktet e ngritura ne ngarkim te klientit te tij, te pavlefshme ne kuptimin e nenit 128 dhe te paperdorshme ne baze te nenit 151 pika 4 te Kodit te Procedures Penale. Dy dite me pare ne Gjykaten e Tiranes, avokati mbrojtes i te pandehurit Basha, Zef Nikaj ka shpjeguar gjyqtaren Fatmira Hajdari se ne thelb keto veprime, ne teresine e tyre tregojne abuzim me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme si dhe shkelje te dispozitave te Kushtetutes se Shqiperise, qe mbrojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite e individit per nje proces te rregullt ligjor. Gjate deklaratave te tij avokati mbrojtes i ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, Zef Nikaj ka bere me dije se asnjehere nuk ishte njohur me shkeljet e kryera nga ana e klientit te tij. Sipas mbrojtjes, Prokurorise i eshte kerkuar qe t'i beheshin me dije keto shkelje, por nuk kishte marre ende nje pergjigje per to.
Dosja
Prokuroria e Pergjithshme ka bere me dije dje se dosja hetimore eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Larte. Sipas burimeve nga Prokuroria, dosja do te hapet diten e marte ne kete gjykate, ndersa do te jete pikerisht Keshilli i kesaj gjykate, qe do te vendose ne lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme. Dosja "Durres-Kukes" perbehet nga 4 fashikuj voluminoze me provat e akuzes. Ndersa ne keto fashikuj ndodhen edhe akte hetimore te cilat jane hetuar pas dates 6 nentor deri ne date 18 te ketij muaji, date ne te cilen gjykata vendosi, pushimin e hetimeve. Ky vendim i marre nga ana e gjyqtarit Sokol Tona pritet gjithashtu te shqyrtohet nga ana e Gjykates se Apelit, e cila do te vendose lenien ne fuqi apo jo. Ndersa Gjykata e Tiranes do te vendose mbi procedurat e marrjes te pandehur, te ministrit Basha. Ministri i Jashtem, Lulzim Basha akuzohet per vepren penale te "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se barazise ne tendera". Sipas Kontrollit te Larte te Shtetit shperdorimet me fondet ne kete rruge vleresohen te jene 232 milione euro. Ne dosjen hetimore behen me dije shkeljet e ministrit Basha. Mesohet se ne 58 pika, gjenden provat e shkeljeve per ndertimin e ketij segmenti rrugor. Sipas akuzes, procedura e ndjekur per perzgjedhjen e firmes fituese per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash dhe lidhja e kontrates me kete firme per zbatimin e punimeve, eshte kryer me shkelje te shumta ligjore, duke favorizuar subjektin sipermarres. Sipas Prokurorise eshte lidhur kontrata me shoqerine Bechtel-Enka, pa pasur projekte dhe volume pune. Ish zevendes-ministri i Transporteve, Lulzim Basha ka qene i perfshire drejtperdrejt ne pergatitjen dhe diskutimin e kushteve te kontrates. Prokuroria shpjegon, se nuk ka pasur nje projekt perfundimtar te detajuar per zbatim, ne kushtet e mungeses se oponences teknike per projektin qe do zbatohet, ndersa kontrata ishte lidhur pa pasur nje fond limit per ndertimin e ketij segmenti rrugor. Sipas burimeve te Prokurorise, nga keto shkelje mesohet se shtetit i eshte shkaktuar nje dem ekonomik rreth 385 milione euro, vetem per dy segmente rrugore.
Ministri i pandehur, shkelet ligji
Prokuroria e Pergjithshme mori te pandehur me 25 nentor, ministrin e Jashtem Lulzim Basha, ndersa po ate dite vendosi te perjashtoje nga hetimet e saj, dy te pandehurit Armand Teliti dhe Lelja Saraci. Veprimi i kryer nga ana e Prokurorise eshte marre ne nje kohe kur Gjykata e Tiranes kishte vendosur pushimin e hetimeve, pas zgjatjeve te njepasnjeshme te kryera nga ana e Prokurorise. Vendimi per pushimin e hetimeve u mor nga ana e gjyqtarit Sokol Tona, i cili e konsideroi te ligjshem kerkesen e Telitit dhe Tomes. Por pavaresisht pushimit te hetimeve, Prokuroria mori te pandehur Bashen. Ky veprim i akuzes eshte konsiderua i paligjshem nga ana e mbrojtesit te Bashes, Zef Nikaj pasi sipas tij, gjykata kishte vendosur te mos hetohej me. Ndersa vete kryeprokurorja Ina Rama beri me dije se ajo nuk kishte kryer veprime hetimore, ashtu sic pretendonte mbrojtja. Marrja si te pandehur, e ministrit Basha, si dhe vleresimi i ketyre akteve do te vendoset nga Gjykata e Tiranes.
Gjyqtarja Hajdari pranoi shqyrtimin e kerkeses se Bashes
Dy dite me pare gjyqtarja Fatmira Hajdari dha "ok" e saj per shqyrtimin e kerkeses se ministrit Basha. Ajo rrezoi kerkesen e prokurorit per shpallje te moskopetences, duke u bazuar ne nenin 141 te Kushtetutes dhe nenin 75 b pika 2 e Kodit te Procedures Penale. Sipas gjyqtares nuk po gjykohej nje veper penale, por nje akt procedurial, per kete arsye Gjykata e Tiranes gjente vend ne ligj per ta shqyrtuar.