E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullonte defektin, rrihet elektricisti i fshatit

BERAT - Elektricisti i nje fshati ne rrethin e Beratit ka perfunduar ne spital, i plagosur kur po riparonte nje defekt. Kujtim Bregu, elektricist ne zonen e komunes Cukalat, mesohet se ka ngelur i plagosur dje, pasi eshte qelluar me mjete te forta nga nje banor i zones. Burime te policise se Beratit, thane se, mesditen e djeshme ka ndodhur grindja ne qender te fshatit Cukalat. Nga informacionet e para policia ka mesuar se Bregu, 48 vjec, ndodhej duke riparuar nje defekt ne rrjetin elektrik te fshatit Allabrez, ne kohen qe eshte grindur me nje banore te zones. Mehmet Sinani, banori i zones mesohet se ka akuzuar elektricistin per problemin e mungeses se energjise elektrike ne fshat. Sinani ka thene se, ai nuk po bente punen per riparimim e demit. Elektricisti mesohet t'i kete shpjeguar banorit te fshatit se energjia ne fshat ishte nderprere si pasoje e nje defekti ne rrjet nga era e forte e dy dite me pare, dhe se ai po punonte per riparimin. Por, shpjegimeve te elektricistit banori mesohet t'i jete pergjigjur me ushtrimin e dhunes. Ai e ka qelluar me sende te forta duke e lene ate te plagosur. Pas kesaj, autori eshte vene ne pranga dhe eshte derguar ne qeli.

E. Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›