PS: "Basha", manipulim me shortin
Selia roze akuzoi dje Gjykaten se po manipulon hedhjen e shorteve, per te mundesuar qe dy ceshtjet me problematike hetimore, per rrugen Durres-Kukes dhe sekserin serb Damir Fazllic, t'i marrin ne shqyrtim, gjyqtare te lidhur me PD-ne. Ne emer te partise me te madhe te opozites, Ylli Manjani tha dje se te dyja keto dosje, devijuan drejt gjykatesve te lidhur me PD, ne shkelje te plote me Kodin e Procedures Penale. "Dosjet i moren gjyqtaret e PD ne shkelje te plote te ligjit dhe te etikes se domosdoshme per cdo lloj gjykimi, e jo me per gjykimin e ketyre dy skandaleve te medha, me prapavije te qarte politike e deme te dukshme ekonomike e morale per qytetaret shqiptare", tha Manjani. Sipas tij, ceshtje te tilla me rendesi duhet te merren ne shqyrtim nga Gjykata e Larte, jo ajo e Tiranes. "Ne e denoncojme publikisht kete farse politike dhe i bejme apel qeverise, te largoje duart nga drejtesia, sepse asnje gjykim i cenuar ligjerisht e moralisht, nuk mund ta shpetoje nga drejtesia as ministrin e pandehur dhe as sekserin serb te Sali Berishes", u shpreh Manjani. Duke cituar Kodin Penal, socialisti tha se te gjitha veprimet hetimore dhe vlefshmerine e tyre, e shqyrton i njejti gjyqtar. Pra ne rastin konkret, gjyqtari qe tre jave me pare u more me kerkesen per pezullimin e afateve, lidhur me hetimin e dosjes penale te Lulezim Bashes, duhet te shqyrtonte dhe kerkesen e tij. Por sipas Manjanit, kjo nuk ndodhi. Perkundrazi, permes kancelarit qe sipas tij eshte i kontrolluar politikisht nga Ministria e Drejtesise, dhe ne kundershtim flagrant me kerkesat e procedures penale, u hodh nje short i paligjshem, qe e coi ministrin e Partise Demokratike ne duart e nje gjykatesi te lidhur qarte dhe hapur me Partine Demokratike. "Ndersa nga ana tjeter u more nje gjyqtar i seksionit te te miturve, por i lidhur qarte dhe hapur me Partine Demokratike per te gjykuar dosjen e Damir Fazllicit, i cili sic e dine te gjithe, nuk eshte aspak i mitur por perkundrazi nje i rritur, qe ka probleme madhore me ligjin, e qe eshte kthyer ne nje problem madhor per Sali Berishen", theksoi ai. Per keto shkelje e parregullsi, PS ngre zerin se shorti po manipulohet dhe veprimi behet per dy dosje qe jane objekt i debatit publik. Rozeta Rapushi