Diçka po "zihet", Fergie sigurtë po pensionohet!

Sir Alex Ferguson i ka ditët e fundit që po i kalon si trajner i Manchester United. Njëri nga trajnerët më të suksesshëm ndonjëherë që ka patur bota e futbollit, është shumë afër pensionimit. Pas lajmit të djeshëm se Fergie mund të lë futbollin, tani kjo dilemë është përforcuar edhe më shumë.
Sir Alex Ferguson ka arritur sot në mëngjes në orën 6 e 50 në qendrën stërvitëse në Carrington ku si duket i ka përgatitur lojtarët për pensionimin e tij.
Ferguson do të përshëndetet nga "Old Traford" në ndeshjen e radhës ndaj Swanseas, ndeshje e cila do të jetë e fundit para publikut të vet, ku do të prezantohet edhe trofeu i fituar.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e tij, por lajmi po flitet çdo orë e më shumë në media. Thuhet se pensionimi i Ferguson është i shtyer vetëm nga shëndeti i tij, lajm të cilin i'a kanë konfirmuar stafi mjekësor i skuadrës.
Mediat poashtu vazhdojnë të shkruajnë se pasuesi i tij te Manchester United do të jetë i ndraë në dy dilema, Jose Mourinho apo David Moyes./Indeksonline/