Vilanova i cakton tri blerjet

Tito Vilanova i ka kërkuar Barcelonës vetëm tri blerje në afatin kalimtar veror. Bëhet fjalë për 3 superyje që edhe kushtojnë
Tito Vilanova nuk e dëshiron në qendër të mbrojtjes, gjermanin Hummels, por Thiago Silvën e PSG-së. Barca thuhet se është në gjendjë të paguaj klauzolën e tij që është 45 milion euro.
Të njëjtin çmim Barcelona thuhet se do të paguaj edhe për superblerjen e quajtur Neymar. Supertalenti brazilian thuhet se në qershor lehtë mund ti bashkohet Barcelonës.
Vilanova e ka ndërmend ti shtojë konkurrencë Xavit në mesfushë duke u përcaktuar për blerjen e ylli turko-gjerman, Ilkay Gundogan. Ylli i Dortmund do ti kushtoj Barcelonës 25 milion euro.
Në rast të dështimit të blerjes së tij, Barca mund të blejë Iscon e Malagës./Indeksonline/