E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenali bën pare "llom"

Skuadra e Arsenalit ka tani një fond shumë të pasur për transfere. Skuadra londineze ka arritur një marrëveshje sponzorizimi me kompaninë e njohur të veshëmbathjeve sportive "Puma".

Marrëveshja e re është zyrtarizuar dje sipas të cilës Arsenali do të përfitoj 170 milion funta. Marrëveshja e re vlenë për 5 vjet ndërsa në fund të vitit skadon marrëveshja tjetër që ka me komaninë tjetër "Nike".

Raportohet se këto para do të mund të shfrytëzohen që të gjitha për përforcimet e skuadrës në afatin kalimtar veror./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›