Pershendetje per vendosjen e trupave te SHBA ne Veri
NgaBEHGJET PACOLLI
Duke u marre shume me kalkulime zgjedhore ndoshta kemi lene pasdore ndonje lajm te rendesishem. Nuk them se zgjedhjet jane te parendesishme per forcimin e metejshem te shtetesise sone te institucioneve te reja por se nuk duhet te mos konsiderojme zhvillime te tjera qe jane drejtperdrejt te rendesishme per forcimin e kesaj shtetesie. Vendosja e trupave te Gardes Kombetare amerikane te New Mexico-s si pjese e KFOR-it amerikan ne Veri te Kosoves eshte me siguri nje lajm i jashtezakonshem dhe i rendesishem per Kosoven. Keto trupa jane pjese e njesive elite te ushtrise amerikane element qe tregon rendesine qe i jepet Kosoves
prej kesaj ushtrie. Ushtare te kesaj garde kane sherbyer dhe sherbejne ne pika te rendesishme te krizave boterore si ne Afganistan Irak dhe Kube ashtu si dhe ne Kosove. Mesazhi tjeter qe vjen prej ketij lajmi eshte se gardistet e ketij shteti amerikan jane ne rritje ne Kosove krahasuar me te kaluaren.
Ne e falenderojme nga zemra miken tone te madhe sponsoren kryesore te pavaresise dhe te shtetesise se Kosoves. Si njeri qe kam punuar shume ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 2003-2006 ky vendim eshte konfirmim i drejtesise se vendimit tim te atehershem per te lobuar per shpalljen e pavaresise duke nisur qe nga SHBA-ja keshtjella me e rendesishme e demokracise boterore por njeherazi dhe mikja me e madhee kombit shqiptar. Qe nga koha e 14 pikave te Uillsonit per vetevendosjen e kombeve te vegjel SHBA-te asnjehere nuk jane pozicionuar kunder kombit shqiptar madje kane sherbyer per frenimin e orekseve te fuqive te tjera ndaj teresise territoriale te shtetit shqiptar. Ata kane qene vendimtare ne udheheqjen e NATO-s ne operacionin per clirimin e Kosoves por dhe ne bindjen e fuqive te tjera jashte NATO-s se ky operacion ishte i pashmangshem. Me tej amerikanet me ndihmen e tyre te madhe si donatoret kryesore per Kosoven me asistencen institucionale per demokracine tone te brishte me pranine ushtarake te vendosur ne Jug te Kosoves kane qene garancia kryesore e ruajtjes se Kosoves si shtet i vertete. Meqe jemi tek zgjedhjet qendrimi i ambasadorit amerikan Christofer Dell ndaj manipulimit te zgjedhjeve ne zonen e Drenices ishte moment kyc qe shpetoi integritetin e zgjedhjeve ne Kosove nga shkaterrimi perfundimtar i tyre. Pare keshtu ne vazhdimesi historike ky vendim per dergimin e trupave amerikane ne Veri te Kosoves eshte deshmi e perkushtimit te panderprere te SHBA-ve per forcimin e kesaj shtetesie per ruajtjen e Kosoves brenda kufijve te saj nderkombetare te pranuar nga te gjithe shtetet qe e kane njohur vendin tone. Dhe ne na nevojitet ky perkushtim amerikan per forcimin e shtetesise sone apo ruajtjen e Kosoves brenda kufijve te saj nderkombetare vecanerisht ne rrethanat nderkombetare qe po kalon Kosova.
Te vleresosh mbeshtetjen amerikane nuk do te thote se ne nenvleresojme mbeshtetjen europiane. Ne e vleresojme shume angazhimin francez te deritanishem ne ate zone per me shume qe Franca ne vijimesi dhe me Presidentin Sarkozi ka deshmuar angazhim te madh ne njohjen e pavaresise se Kosoves. Por ne mendojme se problemet e medha te krijuara ne Veri te perkeqesuara gjithnje e me shume prej mungeses se autoritetit te shtetit te Kosoves ne gjithe territorin zgjidhen edhe me mire me vendosjen e pranise amerikane.
Kjo prani vendoset kur po flitet me te madhe per bisedimet e Kosoves me Serbine dhe kur jane shtuar provokimet per perfshirjen e Veriut ne keto bisedime dhe ndryshimin e statusit te tij juridik. Kjo vendosje e perforcon pozicionin e Kosoves ne keto bisedime.
Kjo prani vendoset ne kohen kur ministri i Jashtem serb ka bere nje kercenim qesharak ne lidhje me Veriun e Kosoves ne nje takim me diplomatet e vendit te tij. Vendosja e njesive te elites se ushtrise amerikane ne Veri eshte vetem nje pjese e pergjigjes per kete zoteri qe ka regjistruar shume deshtime ne llogari te vet dhe te shtetit te vet ne 2010-n duke filluar me mendimin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage apo dhe me vazhdimin e procesit te njohjeve.
Ne e kemi bere te qarte si Koalicion per Kosove te re se favorizojme nje zgjidhje afatgjate qe kalon nga krijimi ne Veri te Kosoves te nje zone te lire ekonomike ne interes te qytetareve shqiptare dhe serbe te Republikes se Kosoves. Kjo zone do te perfshinte e do te shkrinte ne nje realitet te ri ekonomik dhe komuna te tjera te Kosoves.
Por ne jemi te bindur gjithashtu se krijimi i nje mjedisi te sigurt eshte parakusht per nje zone te tille ekonomike per ardhjen e investitoreve te huaj. Ndaj duhet te duartrokasim me te madhe kontributin amerikan per krijimin e ketij mjedisi te sigurt jo vetem ne Veri por ne gjithe Kosoven. Ne jemi te bindur se KFOR-i i udhehequr nga amerikanet nuk do te ike nga Kosova sepse Kosova do te hyje ne NATO.