E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi nuk më jep atë që pres prej tij

Trajneri Pakult

Trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Pakult, e kishte kërkuar prej kohësh ta merrte Hamdi Salihin në ekipet ku ai punonte si trajner. Pakult këmbënguli shumë për ta realizuar këtë dhe ia doli vetëm më 31 gusht 2009, kur mundi ta blinte nga SV Riedi. Por nëse patën një fillim të shkëlqyer, ku shqiptar ishte edhe një beniamin i teknikut të vjenezëve edhe për shkak të golave të shumtë gjatë fazës së parë, tashmë gjithçka ka ndryshuar me kah negativ. Salihi ka humbur atë besim të trajnerit dhe po ngroh stolin. Vetëm pak ditë më parë, Pakult e kritikonte për mospërmbushjen si duhet të detyrave gjatë përgatitjeve dimërore, ndërkohë dje ka shtuar edhe një tjetër kritikë. Rapidi do të luajë të dielën ndaj Austria Karten, Salihi konkurron për një vend në sulm me Gartler dhe Konrad. “Asnjëri prej nga të tre nuk më jep atë që unë pres prej tyre”, nënvizon trajneri.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›