E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego Forlan tek Interi apo jo?

“Po është e vërtetë. Kam marrë një ofertë nga Interi. Të luaj në Milano është ëndrrra ime”: janë fjalët e Diego Forlan, që nga Majemi ku është me pushime, ka vënë pikat mbi “i” rreth situatës së tij, pasi zëra merkatoje e shihnin afër Gallatasarajit. “Në Turqi, - shpjegon Forlan – emri im është shumë i dashur. Sidoqoftë, nuk kam pasur kontakte as me Gallatasarajin, as me Beshiktashin e as me Fenerbahçen”. Megjithatë, vetë sulmuesi e ka përgënjeshtruar të ketë thënë gjë në lidhje me një kalim tek Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›