E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kërkon Karlos Eduardon

Juventusi po përgatitet për të bërë një goditje-surprizë. Sipas “globo Esporte”, bardhezinjtë janë duke u kërkuar që të sjellin në Itali Karlos Eduardon, mesfushor brazilian që luan në radhët e Rubin Kazanit. 18 milionë euro është kostoja e operacionit si dhe një kontratë 4-vjeçare për lojtarin. Karlos Eduardo është një mesfushor ofensiv i aftë që të luajë edhe në krahun e majtë dhe në Europë ka fituar eksperiencë pasi ka luajtur më parë edhe në Gjermani për Hofenheimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›