E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego da Kunja kërkon vetëm Atletikon

Vazhdon ‘telenovala’ Diego Ribas da Kunja. Mesfushori brazilian po mendon të ringrihet, pas dy sezoneve negative me Juventusin e Volfsburgun. 26 vjeçari, i cili është përjashtuar nga Volfsburgu, kërkohet edhe nga Gallatasaraji, por përfaqësuesi brazilian preferon më shumë një eksperiencë në La Liga, me ekipin e Atletiko Madridit, i cili ka shprehur interesim për të. Problem i vetëm është rroga e futbollistit. Ish-mesfushori i Verder Bremenit merr një pagë të majme në Ëolfsburg, por të njëjtën gjë nuk mund t’ia premtojnë edhe ‘Colchoneros’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›