Siti siguron shërbimet e Samir Nasri
Mançester Siti ka siguruar më në fund shërbimet e Samir Nasris. Mesfushori francez e ka lënë Arsenalin, për t’u bërë pjesë e ‘Citizens’. Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes faqes së tij on-line. Marrëveshja në mes të palëve tashmë është arritur, kurse përfaqësuesi francez do ta nënshkruajë kontratën porsa t’i kalojë vizitat mjekësore. Mediat angleze shkruajnë se City ka paguar 20 milionë stërlina (23-24 milionë euro) për Nasrin, i cili mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve me ekipin e Roberto Mancinit, pasi nuk u paraqit në ndeshjen e parë me Udinezen dhe nuk do të luajë as sonte në ndeshjen e kthimit.