E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo lë Realin? Përgënjeshtrohet

Eladio Parames, zëdhënës i trajnerit, ka përgënjeshtruar se ka folur me “Mas Deporte”, revistë e trasmetuesit televiziv Canal+, që kishte dhënë lajmin për dorëheqjen e trajnerit portugez. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë këtu. Mbase! Për momentin ka vetëm zëra, por janë sidoqoftë “caliente”, sikundër ndodh gjithmonë kur në mes është “Special One”. “Zhoze nuk ndjehet i mbështetur nga drejtuesit dhe mendon ta lërë klubin”. Eladio Parames, zëdhënësi i Zhoze Murinjos, paskësh pranuar se Special One po vlerëson hipotezën për të braktisur Real Madridin. Por sapo ka nisur të qarkullojë lajmi në qarqet gazetareske, vjen edhe përgënjeshtrimi i vetë Parames, që ka thënë: “Janë tërësisht false deklaratat që janë vën në emrin tim”. Por mbetet sidoqoftë dyshimi mbi një Murinjo që, pasi nuk është penduar për sjelljen e tij të dënueshme në El Clasico-n e fundit, nuk e ka hapur më gojën. Ndërkohë federate spanjolle ka nishur hetimet për trajnerin portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›