E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Kemi oferta për Balotelin, po i shqyrtojmë

“Ai është një futbollist i talentuar, shumë klube e kërkojnë. Po e vlerësojmë situatën së bashku”, pohoi Morati gjatë një interviste nga Apiano Xhentile në “Sky Sport 24”, duke shtuar se super Mario po vazhdon seancat stërvitore me qetësi.

Baloteli pëlqehet shumë nga dy klubet e Mançesterit, Junajtid dhe Siti. Por për numrin një të klubit zikaltër, nuk është e thnë që të arrihet ndonjë marrëveshje vetëm me njërin prej tyre: “Janë dy klube serioze, të cilat do të çmojnë vlerën e vërtetë të merkatos. Pastaj na takon neve të vendosim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›