Kliçko-Hej, superdueli i boksit nis me fyerje dhe akuza
HAMBURG- Kampioni britanik i peshave të rënda në boks, Devid Hej dhe plurikampioni botëror Vladimir Kliçko do të përballen të shtunën në një duel gjigandësh. Por, ndeshja mes tyre ka nisur që në konferencën e shtypit të mbajtur ditën e hënë, kur dy kampionët janë ngacmuar me fjalë, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në sallën e Hamburgut. “Jam super optimist, super i lumtur, do të jetë një festë.
Por, për fat të keq turma në të djathtën time do të jetë e mërzitur”, deklaroi Hej. Kishte dy vjet që negociohej një ndeshje e tillë, por ajo nuk është bërë kurrë realitet. Pas fjalëve të britanikut, Kliçko e quajti atë si viktimën e radhës, duke thënë se me të do të arrijë nokautin e 50-të në karrierë. “E shoh që je në formë të mirë, që je shumë optimist dhe e di që je shumë i shpejtë. Kjo më gëzon, sepse në ring do të ketë pak sfidë, - tha ukrainasi, që më pas shtoi me ironi: - Ti, që kur ke mundur Mormek në Francë ke fituar një siguri të madhe te vetja dhe kjo nuk është e mirë për jetën tënde, jo vetëm në ring, por edhe jashtë tij.
Kjo ndeshje do të jetë një leksion për ty”, u shpreh më tej ai, duke ndezur gjakrat. Dueli mes Kliçkos dhe Hej u programua në vitin 2009, por atëherë u anulua për shkak të një dëmtimi të britanikut. Megjithatë, problemi më i madh ishte dakti se dy promotorët e tyre nuk gjetën dot një marrëveshje.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)