Vlorë, rrëzohet kërkesa e Flamurtarit për të operuar si shoqëri aksionere
VLORË- Nëse Flamurtari do të operojë si shoqëri aksonere, kjo do të duhet të rishqyrtohet në një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak. Ka qenë Prefekti i Vlorës Eduart Vecani i cili nuk ka miratuar kalimin si shoqëri aksionere të klubit Flamurtari, duke i kthyer edhe njëherë procedurat për rishqyrtim në Këshillin Bashkiak.
Në një shkresë të dërguar ditën e sotme, së bashku me mosaprovimin, prefekti fton që shoqëria të bëhet me ofertë publike, për të mundësuar pjesmarrjen e sa më shumë përfaqësuesve, por edhe maksimizuar më tepër vlerën e shoqërisë aksionere.
Përgjigja e prefektit vjen gati 10 ditë më pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila miratoi unanimisht themelimin e shoqërisë “Flamurtari” si sh.a me aksioner të vetëm Bashkinë Vlorë, si dhe statusin e “Flamurtari football club” sh.a.
Duke i’u referuar disa neneve, Vecani nuk i ka gjykuar si të rregullta proccedurat, dhe i kthyer ato sërish në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që nuk dihet se kur do të jetë mbledhja me e afërt e këtij keshilli, pasi ende nuk është konstituimi i tij.
Kthimi i klubit në shoqëri aksionere, është kërkuar nga Bashkia e Vlorë, si një mundësi për fuqizimin ekonomik të ekipit, c'ka sipas saj do ti jepte lehtësira ekipit në kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare. Ndeshja më e afërt për ekipin vlonjat është vetëm pas tri ditesh me një ekip të Malit të Zi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)