Nani: Nuk iki nga Mançesteri, Fergusonit do t’i fitoj vendin
SINGAPOR- Që nga Singapori, ku është me pushime, portugezi Luis Nani ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Mançester Junajtid, megjithëse trajneri Aleks Ferguson ka blerë Eshli Jang nga Aston Vila.
Ai deklaroi për Reuters se do të përpiqet të fitojë besimin e trajnerit, ndonëse tani Ferguson ka dy zgjedhje në krahun e tij. “Unë i kam uruar mirëseardhjen çdo futbollisti të ri që është blerë. Mançesteri është një klub fantastik, ata e dinë shumë mirë se çfarë bëjnë kur mundohen të marrin futbollistë të rinj.
Marrja e Jang do të jetë një ndihmë për ne”, deklaroi Luis Nani. Ai e krahasoi rivalitetin me Jang si atë me Kristiano Ronaldon, kur ky i fundit ishte akoma pjesë e Mançester Junajtid.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)