Diego nuk njeh kufij: Mund të fitojmë gjithçka!
“Sfidën e kemi me veten. Duhet të luajmë ashtu si dimë dhe të jemi të ndërgjegjshëm për mundësitë që kemi dhe për forcën e grupit. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë atë që duam. Kampionatin apo Ligën e Kampionëve? Nuk zgjedh, mund t’i fitojmë të gjitha”, tha Diego.
Ai shtoi se ekipi ka në përbërje lojtarë cilësorë: “Nëse duam të fitojmë Serinë A, duhet patjetër të mposhtim Interin. Kurse për Ligën e Kampionëve duket disi më e vështirë, megjithatë mendoj se mund t’ia dalim. Unë dua të fitoj dhe dua ta bëj këtë me Juven”.
Në fund, Diego theksoi se e gjen veten mjaft mirë në mjedisin bardhezi. “Këtu jam shumë mirë – përfundoi mesfushori brazilian – është një mjedis i përkryer, gjithçka është në rregull dhe në të ardhmen mund të bëhen akoma më mirë”.