Studentët e Kamzës hyjnë në ditën e gjashtë të grevës
15 studentë të këtij universiteti ndodhen në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ku tetë prej tyre kanë përfunduar në spital. Ata kanë marrë mjekimet e duhura dhe i janë rikthyer sërish protestës.
Ata i kërkojnë Dekanatit të heqë kriterin e mestares për të vahzduar 2-vjeçarin sipas Kartës së Bolonjës, Diplomë e Nivelit të Dytë ose DND.
“Ne kemi bërë kërkea dhe peticione duke filluar nga Dekanati (këtu në fakultetin tonë) e deri te MASH, Rektorati i UT-së dhe te Presidenti i Republikës, i kemi dërguar në sekretaritë e ccdo institucioni kërkesat tona të shkruara, se cc’është bërë me to ne nuk e dime sepse deri më tani nuk kemi asnjë sinjal zyrtar përvecc mbështetjes së studentëve të tjerë, disa shoqatave dhe familjarëve tanë të cilët janë të shqetësuar për gjendjen tonë shëndetësore,” shprehet Fatos Deda, njëri prej 15 studentëve grevistë.
Nga ana tjetër, burime nga Dekanati i këtij universiteti thonë se studentët grevistë nuk e meritojnë të vijojnë studimet më tej pasi kanë mesatare të ulët. "Studentët që kanë hyrë në grevë nuk plotësojnë kriterin e mesatares, kriteri për të vazhduar DND është 7 ndërkohë që ata nuk e arrijnë këtë nivel mesataraje", tha ato, ndërsa kanë shtuar se “kuotat kanë qenë të pakata këtë vit dhe nuk miratohen nga ne por nga Qeveria”.
“Para 3 vitesh ata janë lajmeruar qe vazhdimi i DBD-se do te jete me mesatare. Një vit me parë hyrja ne DND është bërë pa mesatare por ky ka qenë urdhër i Rektoratit dhe për më tepër ka pasur me shumë kuota se sa këtë vit”, vijuan të njëjtat burime.