E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli thirret në “apel”, tri pikët detyrim

Trajneri spanjoll i “The reds” ka grumbulluar për këtë takim delikat dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Stivën Xherrard dhe sulmuesin spanjoll, Fernando Torres. Të dy kanë pasur probleme me dëmtimet dhe kanë mundguar në ndeshjet e fundit. Por rëndësia e kësaj sfide (tashmë Liverpuli ndodhet 12 pikë larg Çelsit kryesues) bën që Rafa Benitez të mendojë një aktivizim, qoftë edhe jo të plotë të tyre.

Trajneri spanjoll e di që në këtë ndeshje skuadra e tij luan shumë. “Zherrard e ka humbur disi formën – tha ai në prag të ndeshjes me Birmingamin – sepse prej 15 ditësh po stërvitet me terapistin. Prandaj duhet të vendos nëse do ta aktivizoj që nga minuta e parë apo jo. Kurse Torres po e merr veten, por unë dua të arrij rezultat pozitiv, pa rrezikuar me shëndetin e lojtarëve”.

Lajmi i mirë për Benitezin është rikthimi i Akuilanit, që mund të debutojë si titullar me fanellën e kuqe. Mesfushori italian ende nuk ka luajtur një ndeshje të plotë që prej transferimit nga Roma në merkaton e verës, si pasojë e një dëmtimi. “Mund të jetë momenti i Akuilanit, sepse e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar është të luajë një ndeshje të plotë”, u shpreh numri një i pankinës së kuqe.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›