Diego per Juven: Ekipi ideal, per trofe
Diego deklaroi se shume shpejt do te udhetoje drejt Torinos, per t'u bashkuar me ekipin e Juves, ku e presin shume tifoze. "Shume shpjet do te flas italisht dhe do te mendoj vetem per fitore", - shprehet Diego. Braziliani fitoi kupen me Verder Bremenin, ekip me te cilin shkelqeu gjate sezonit te fundit. "Une kam punuar shume te Verder Bremeni dhe dua te vazhdoj edhe me Juven ne kete rruge. Kalova tre vite te mrekullueshme ne Gjermani dhe tani, me nje klub te madh dua te fitoje trofe te rendesishem", - perfundon braziliani, nje nder blerjet me te rendesishme te bardhezinjve.