Altin Lala: Kam mendar largimin nga kombetarja
Altin Lala, i grumbulluar per ndeshjet e fundit te kombetares, nuk eshte aktivizuar asnje minute, ne asnjeren prej tyre. Kapiteni kuqezi ishte i skualifikuar ne sfiden zyrtare ndaj Portugalise me 6 qershor, por nuk ka luajtur as ne ndeshjen e djeshme miqesore, per t'iu dhene mundesi te rinjve qe te provohen dhe deklaroi se shume shpejt do te terhiqet nga kombetarja. "Kam menduar largimin nga kombetarja", - theksoi Lala para ndeshjes se djeshme me Gjeorgjine. "Nuk e di ende se kur do ta bej zyrtar largimin, por mendoj se ka ardhur koha, qe te terhiqem", - u shpreh Lala, i cili eshte aktivizuar 71 ndeshje dhe ndodhet dy takime pas Foto Strakoshes, ish-portieri qe mban ende te pathyer rekordin. Altin Lala, i eshte pergjigjur ne kete menyre misionit te trajnerit kroat Josip Kuzhe, qe pritet te deklaroje ekipin me ndryshime te theksuara, ne prag te sfidave zyrtare te shtatorit. Sakaq, ne prag te eliminatoreve te ardhshme, trajneri Josip Kuzhe nuk do te perfshije ne kombetare edhe disa lojtare te tjere, per t'i zevendesuar me te rinjte.