E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresat fitojne me Gjeorgjine, Bushati i kenaqur me disa lojtare

Ekipi kombetar U-21 fitoi ndaj ekipit gjeorgjian, 1-0, ne miqesoren e djeshme. 10 minuta para perfundimit te ndeshjes, Erando Karabeci goditi mjeshterisht ne porte dhe shenoi golin e vetem te ndeshjes. Futbollisti Karabeci pati edhe nje rast tjeter pak minuta me vone, por topi i goditur prej tij u perplas ne shtyllen e majte pingule. Deri ne fund te ndeshjes, nuk pati asnje reagim tjeter duk lene ne fuqi golin e sulmuesit te Partizanit. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Artan Bushati triumfuan ndaj Gjeorgjise, ne "Niko Dovana" te Durresit, edhe me loje, cka tregoi se jane disa futbolliste premtues, ne nje te ardhme te shpejte per ekipin kombetar, qe synon te kete sa me shume lojtare te rinj ne moshe, ne prag te "Euro 2012". Miqte nga Gjeorgjia krijuan disa raste, ku me ideali ishte ne pjesen e pare, qe perfundoi me nje goditje te shtylles. Gjate 90 minutave loje, Shqiperia pati disa raste per te shenuar te pakten edhe nje gol tjeter, me protagoniste Hysen, Malindin dhe Bicin. Pas ndeshjes se djeshme miqesore trajneri i shpresave Artan Bushati theksoi se jo vetem rezultati, por edhe loja e ka kenaqur se tepermi. Sipas tij, disa lojtare qe jane aktualisht me ekipin shpresa premtojne shume dhe do te jene pa diskutim pjese e ekipit kombetar. Sakaq futbollisti i Partizanit, Erando Karabeci hodhi kandidaturen per te kaluar ne ekipin e pare, nderkohe qe edhe Enco Malindi, Ahmed Jonuzi, Ditmar Bici dhe Vilfor Hysa u dalluan dhe emrat e tyre do t'i sugjerohen trajnerit te kombetares, Josip Kuzhe, per t'i pasur ne kombetaren e pare. Sic dihet, trajneri Kuzhe eshte duke punuar me nje mision ne kombetare, mision qe ka per qellim qe te afroje sa me teper lojtare te se ardhmes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›