E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela ne Pogradec me Duken, inauguron nje fushe futbolli

Presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe kryetari i bashkise se Pogradecit Artan Shkembi, ne prani edhe te kapitenit te kombetares, Ervin Skela, inauguruan hyrjen e ekskavatoreve ne fushen e stadiumit "Gjorgo Kycyku", ku nisi keshtu rikonstruksioni i fushes se ketij qyteti. Shume shpejt fusha e vjeter do te zevendesohet me nje fushe tjeter te re. Me ane te nje projekti qe financohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe bashkia e Pogradecit do te behet i mundur realizimi i nje endrre, per qytetin liqenor te Pogradecit. Ne Pogradec do te ndertohen dy fusha te reja. Njera e stadiumit "Gjorgo Kycyku" dhe tjetra e aneksit. "Ky eshte nje investim i FSHF, qe ka gjetur mbeshtetjen e bashkise se Pogradecit dhe ne menyre te vecante te kryetarit Artan Shkembi. Fale ketij bashkepunimi, se afermi do te kemi nje impiant modern, qe do te nxise futbollin ne kete qytet", - deklaroi presidenti Duka. Ervin Skela mbajti shiritin e kapitenit, ne ndeshjen e fundit te kombetares, kunder Gjeorgjise. Mesfushori i Enerxhi Kutbus, eshte aktualisht me pushime dhe do te vendose per te ardhmen e tij, brenda javes se ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›