Ronaldo vizitohet nga mjeket e Realit
Ashtu si braziliani Kaka, edhe Ronaldo eshte vene nen kujdesin e mjekeve te Realit te Madridit. Mediat angleze diktojne me habi, se lojtari pas demtimit qe pesoi ne Tirane, gjate ndeshjes kualifikuese te Portugalise me 6 qershor, eshte vizituar nga nje ekip mjekesh te klubit te Realit te Madridit, cka perforcon nje kalim te mundshem te tij drejt klubit te Realit te Madridit. Braziliani Kaka, kishte kohe qe flitej se do te kalonte ne radhet e Realit te Madridit, por lajmi u zyrtarizua menjehere, pasi lojtari kreu vizitat mjekesore nga mjeket e Realit te Madridit.